Vetëvendosje kërkon edhe një herë shkarkimin e Selmanajt

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot përsëri shkarkimin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës Driton Selmanajt, pas debatit që u ngrit me çështjen e të pagjeturëve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu është prononcuar se deklarimet e Selmanajt janë të papranueshme dhe tregojnë mungesën e respektit ndaj viktimave të luftës.

“Qëndrimet e Selmanajt janë përtej qëndrimit tonë për institucionet, përtej marrëdhënies tonë me atë që e quajmë qeveria Hoti se pse çështja e të pagjeturve është dhimbje që prek çdo qytetar të kësaj Republike, përbën shtyllë indentitare të shtetit dhe nuk është çështje politike. Qytetarët me të drejtë janë të lënduar me këto qëndrime pikërisht në këtë kohë negocimi me Serbinë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrimi ynë. Në solidarizim me familjarët e viktimave, presim që të njëjtin ta shkarkojnë nga pozicioni që e mban”, ka thënë ai.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.