Vetëvendosje me mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Përmes, një njoftimi në facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të inicoi mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së. Ata e kundërshtojnë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, duke e konsideruar si të kundërligjshme.

Më posht, postimi i LVV-së:

Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.

Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qendrueshmëri operative e financiare. Bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së. Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së. Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.