Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht. Deri tani diku rreth 5 mijë vota me kusht janë numëruar.
Nga ky numërim, del se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2.230 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1.134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 695, Lidhja Demokratike e Kosovës 491, Nisma Socialdemokrate 172 etj.
Dihet se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR.