Vetëvendosje paraqet ankesë në PZAP

Në çastet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mocertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, e ka bërë të ditur për Koha.net, zyrtari i PZAP-it, Mulë Desku.

“Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë për shkak te moscertifikimit të listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e tij.

PZAP-ja ka njoftuar se afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të tyre në PZAP.

Edhe pak çaste pritet të mbyllet afati për paraqitje të ankesave në PZAP, meqë bëhen 24 orë nga vendimi i KQZ-së për moscertifikim të listave të subjekteve.

Më herët, ankesa në PZAP kanë paraqitur edhe AAK-ja, Nisma dhe disa parti të minoriteteve

Related posts