Vjosa e Albini në kujtim të 15 vjetorit të ndarjes nga jeta e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani së bashku me liderin e LVV-së, Albin Kurti kanë rikujtuar sot veprën e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Vjosa Osmani në profilin e saj në facebook ka shkruar se sot e rikujton dhe e nderon njeriun i cili na mësoi se çfarë është liria, se si duhet të kërkohet ajo dhe si duhet ngulur këmbë deri në arritjen e plotë të saj.

“Sot, në 15-vjetorin e ndarjes nga ne, e rikujtojmë presidentin Rugova, njeriun i cili na mësoi se çfarë është liria, se si duhet kërkuar ajo e si duhet ngulur këmbë për të, deri në arritjen e plotë të saj. Ai na mësoi se synimet politike e shtetërore thjesht janë të mundura, nëse ekziston këmbëngulja për to. Duke na mësuar se si ta duam lirinë, ai na e dha shembullin se si ta refuzojmë të keqen, ideologjinë, dhe ta krijojmë solidaritetin e papërsëritshëm ndërmjet nesh. Me të ne u çliruam përfundimisht nga frika dhe u mbështetëm në besimin e përbashkët duke u bashkuar rreth kauzës së lirisë e pavarësisë. Ibrahim Rugova mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës, intelektuali i cili e humanizoi politikën dhe i hapi udhë vendit dhe gjithë rajonit që të shkëputej nga ideologjia komuniste e nga regjimi shtypës i Millosheviçit. I përjetshëm kujtimi për të”, ka përfunduar në shkrimin e saj znj. Osmani.

Related posts