Vjosa Osmani e Albin Kurti bashk bëjnë homazhe te Memoriali Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot në përvjetorinë e 39 të vrasjes enigmatike të tre veprimtarëve të shquar shqiptar, Jusuf e Bardhosh Gërvallës kanë bërë homazhe tek memoriali i tyre në vendlindjen e tyre Dubovik të Deçanit.

“Sot pas 39 vitesh së vrasjes së veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shqiptarët ecin ende në kërkesat dhe përpjekjet e tyre. Në përvjetorin e rënies së tyre, kandidati për kryeministër, kryetari Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani bënë homazhe në vendlindjen e vëllezërve Gërvalla në Dubovik tek memoriali dhe vizituan shtëpinë muze”, thuhet në një njoftim të faqes zyrtare të LVV-së në facebook.

Ata u pritën nga bija e veprimtarit, aktivistit, intelektualit e artistit Jusuf Gërvalla, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e LV, Donika Gërvalla, thuhet mëtej në njoftim.

Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe kandidatët për deputetë: Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Tinka Kurti, Liburn Aliu, Orges Tafilaj e Mirlinda Tishukaj.

Related posts