Vjosa Osmani: E gjithë presidenca e Thaçit përdori 30 vetura 24 orë. Ajo thot që po përdorë 3 vetura dhe mjaftueshëm po kryn punë

Ushtruesja e Detyrës së Presidencës dhe njëherit kryetarja e tanishme e Kuvendit të Kosovës e ftuar sonte në debatin “Kallxo Pernime”, me autorën Jeta Xharra ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë inciativën e saj të re, bashkëpunimet që ajo do ti ketë në të ardhmen si politikane etj.

Osmani gjatë debatit në mes temave tjera ka spjeguar slloganin e saj “Guxo” e cila e lidh këtë emër me tiparin themelor që i duhet secilit që angazhohet në politikë, pra që është guximi.

“Shteti i Kosovës është rezultat i guximit. Tipari themelor që i duhet secilit që angazhohet në politikë është guximi. Kush do që i zgjidhë ato probleme të qytetarëve duhet të ballafaqohet më një rezistencë kriminale”, ka thënë znj. Osmani në intervistën përballë Jeta Xharrës.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani gjatë emsionit bëri të ditur se ka filluar të publikoj të gjitha shpenzimet e viteve të kaluara, koha sa ishte president Hashim Thaçi ku edhe krahasoi shpenzimet e saj për dreka e darka me ato të paraardhësit të saj në pozitën e presidentit.

“Thaçi gjatë pandemisë për gjashtë muaj për dreka e darka zyrtare ka shpenzuar 76 mijë euro kurse unë për 11 muaj, në pozitën e kryetares së Kuvendit dhe të presidentes kam shpenzuar 1,478 euro”, shtoi znj. Osmani.

Ajo gjithashtu foli edhe për përdorimin e vetyrave zyrtare ku sipas saj ish-presidenca e Thaçit kishte përdorur 30 vetura gjatë 24 orëve, përderisa kjo po përdorë vetëm 3 dhe sipas saj mjaftueshëm po realizon punët me përpikëri. Ajo përdorimin e veturave nga i gjithë stafi i presidentës në shfrytëzim 24 orësh e quajti të panevojshëm dhe keqpërdorim të aseteve dhe parasë publike.

Osmani ka folur edhe për takimet që ajo ka zhvilluar lidhur me bashkëpunimin politik në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Unë deri më tani kam diskutuar vetëm me zotëri Kurti. Jemi takuar kohë pas kohe. Deri tani kemi diskutuar vetëm për vullnetin për bashkëpunim, të diskutojmë për tema, prioritetet”, ka thënë Osmani përballë Jeta Xharrës.

Related posts