Vjosa Osmani intervistë për televizionin amerikan, CNN me gazetaren Christiane Amanpour

Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga lista e përbashkët me vetëvendosjen ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur botëror, CNN, konkretisht me gazetaren e CNN Christiane Amanpour.

Osmani ka folur rreth fushatës politike dhe qasjen që do ta ketë në të ardhmen.

Përmes një lidhje në Skype, ajo foli rreth korrupsionit në Kosovë.

Më tej, ajo nuk harroi të flas edhe për vrasjet e fëmijëve nga policia serbe.

Kandidatja për presidente, Osmani ka folur për punën e shkëlqyer të qeverisjes të udhëhequr nga Albin Kurti.

Gjithashtu, ajo gjatë intervistës ka thënë se policia serbe ka kryer gjenocid në Kosovë në vitin 1999.

“Në vitin 1999 në kemi pasur regjimin e Millosheviqit dhe kemi pasur shumë viktima, si vrasjet e fëmijëve, masakër, gjenocid të tmerrshëm. Por ne që nga ajo kohë kemi pasur një lidhje me Shtete e Bashkuara të Amerikës, që na kan ndihmuar”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera u.d, presidentja Osmani, ka thënë se gjatë asaj kohe ne kemi pasur kohë të vështira e unë si një adoleshente e mbaj mend atë gjenocid të kryer nga policia militare serbe.

“Policia militare serbe, ka vrarë e maskruar popullin e Kosovës, e kjo padyshim duhet të dal në dritë e ne gjithmonë duhet ta tregojm të vëtetën e këtij regjimi serb”.

Related posts