Vjosa Osmani për ditën e Pashkës: “Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes”

Vjosa Osmani, kandidatja për Presidente të Kosovës, sot në nderë të festës së Pashkëve Katolike, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë.

Ajo ka thënë se  kjo festë na jep mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë.

Lexoni të plotë postimin e znj. Osmani:

Sot, besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes. Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar.

Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë!

Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!

Related posts