Vjosa Osmani përkujton veprën e të ndjerit Xhemajl Mustafa

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot veprën madhore të Xhemajl Mustafës në përvjetorin e vrasjes së tij.

Ajo përshkruan të ndjerin Mustafa si njërin ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve 90-ta për liri dhe pavarësi.

“Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova”, ka shkruar ajo ne llogarin e saj facebook.

Zonja Osmani shkruan se ai u vra pabesisht për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe atdhetare.

“Ai u vra pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës”, shkruan ajo.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.