Vjosa Osmani: Shumë pika të rëndësishme me Serbinë do t’i diskutojmë sërish me administratën Biden

Vjosa osmani, kandidatja për presidente e cila garon në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, e ftuar mbrëm në KTV ka thënë se të gjitha pikat e marrëveshjes me Serbinë në kuadër të takimit në ShBA, do të diskutohen me administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

“Po diskutohet shumë për çështjen e Jerusalemit, por ka pika shumë të rëndësishme për të cilat ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë sërish me administratën Biden”, ka thënë znj. Osmani në KTV.

Osmani gjatë intervistës ka thënë se moratoriumi për mosaplikim të Kosovës në organizata të huaja është heqje dorë nga Kushtetuta e vendit.

“Ka qenë gabim historik. Ky moratorium është heqje dorë nga Kushtetua e vendit, është heqje dorë nga Deklarata e Pavarësisë. Do të jetë çështja më urgjente që do ta diskutojmë me administratën Biden”, tha ajo.

Osmani ka shtuar se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë kryeministri në konsultim me presidentin.

Related posts