Vjosa Osmani: Sot është një ditë e bardhë për Kosovën

Vjosa Osmani, kandidatja për president, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.

Osmani ështhë shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj binjake.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një dite ku qytetarët nëpërmjet vullnetit të lirë do ta përcaktojnë fatin e vendit por edhe të tyre individual. Sot është një ditë e ftoftë por i ftoj qytetarët që masivishtë të marrin pjesë në këtë proces. Dua të falënderoj mërgatën që kanë bërë sakrificë qoftë duke ardhur këtu për  të votuar qoftë përmes postës. I ftojë të gjithë që me maturi e qetësi të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Duhet të presim që të marrin pjesë të gjithë ne votime që përmes votës të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë”, ka theksuar Osmani.

Related posts