Vjosa Osmani sot takon liderët e partive politike, e nisë me Albin Kurtin

Mbrëmë, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar me një vendim që ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë e Avdullah Hotit.

Menjëherë pas këtij vendimi, u.d e Presidencës Vjosa Osmani i ka thirru në takim të gjitha partitë politike në vend për konsultimet e mëtutjeshme rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Për portalin IndeksOnline, nga zyra e u.d, së presidentes, kanë thënë se kur do të mbahen takimet me liderët politikë.

Takimi i parë do të nisë nga ora 13:00, fillimisht me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Më pas në orën 14:00 ajo pritet të takohet me Isa Mustafën, e në zyrë Osmani në orën 15:00 do ta presë Enver Hoxhën nga PDK-ja.

Me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ajo do të takohet në orën 16:00.

Related posts