Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, njëherit edhe kryetare e kuvendit, ka reaguar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me atë, siç tha ajo “me dezinformatën se kuvendi ka bërë keqtrajtim të punëtorëve dhe shpenzime marramendëse”.
Ajo thotë se Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka pasur më pak shpenzime se ky mandat tani.
“E vërteta është që janë bërë shumëfish më pak shpenzime se në çdo mandat tjetër dhe janë bërë shumëfish më shumë kursime se në çdo mandat tjetër. Ndërkaq punëtorët e apostrofuar nuk janë punëtorë të Kuvendit, por të kompanisë private”, ka shtuar znj. Osmani.