Vjosa Osmani uron festën e Krishtlindjes familjes së kompozitorit të ndjerë Gjergj Kaçinarit

Në natën e Krishtlindjes, Ushtruesja e Detyrës së Presidencës,, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindonin kanë qëndruar si mysafir në shtëpinë e kompozitorit të ndjerë Gjergj Kaçinarit. Kështu ka bërë të ditur në llogarinë e saj në facebook znj. Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Në natën e Krishtlindjes isha mysafire në shtëpinë e zonjës Greta Kaçinari, e cila e hapi zemrën dhe derën me një mikpritje tejet të ngrohtë e miqësore nga ku i përcollëm urimin për Krishtlindje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të krishterë.

Me të ngremë dolli dhe kujtuam edhe kompozitorin e madh Gjergj Kaçinarin, i cili la një trashëgimi të pasur muzikore. Festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë, ndaj edhe kësaj here, urimet më të ngrohta dhe gëzuar për jetë e mot Krishtlindjen!

Related posts