VJOSA OSMANI zgjidhet presidente e Kosovës

Në raundin e tretë të votimit për presidente të vendit në parlamentin e Kosovës është zgjedhur Vjosa Osmani si presidente e Kosovës me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 votime të pavlefshme. Megjithatë shqetësuese mbetet fakti se në Parlamentin e Kosovës sot kanë rezultuar 11 vota të pavlefshme duke nënkuptuar kështu se aty ka deputet të llojit që edhe pas raundit të tretë të votimit, ata kanë treguar se nuk dinë të votojnë apo të mbushin një fletë me votim të rregullt.

Vjosa Osmani-Sadriu është personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo pasi u zgjodh mbajti fjalimin e saj dhe u betua para deputetëve.

“ Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial Kosovës.Sigurimit të lirive e njerëzore të qytetarëve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe Ligjeve. Ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve e me ndërgjegje e përgjegjësi do ti kryejë të gjitha detyrimet e mia.Betohem”, deklaroi Osmani.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin [me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj].

Befasi në procesin e votimit ishin deputetja e PDK-së, Adelina Grainca e cila sot u raportua se kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ajo e AAK-së, Albena Reshitaj.

Related posts