Vjosa Osmanit i bashkohet avokatja Doarsa Kica

Iniciativës së Vjosa Osmanit, me slloganin “Guxo”, i është bashkuar sot avokatja kosovare, Doarsa Kica. Këtë njoftim e ka dhënë vet avokatja përmes njoftimit që ka bërë në facbook, ku ka publikuar një fotografi të përbashkët me znj. Osmani.

Kica në postimin e saj është shprehur se për t’ju bashkuar Vjosa Osmanit, ka guxuar të dal jasht zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale.

“Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dalur jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë”, ka shkruar ajo.

Related posts