Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar edhe nga kryeministri i Kosovës në detyrë Avdullah Hoti jep çmimin vjetor “Anton Çetta”.


Kjo ngjarja kulturore është shënuar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Ndërkaq, Hoti është shprehur se për të është nder i veçantë të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimit vjetor “Anton Çeta” në fushën e trashigimisë kulturore.
“Emri, jeta dhe vepra e këtij personaliteti të jashtëzakonshëm, do të kujtohet ndër breza të tërë me krenari dhe shumë respekt’, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në facebook.