Vojvoda: 5 vite më parë jetoja me vetëm 600 euro në muaj

Mërgim Vojvoda është shprehur krenar me vendimin e tij për të kaluar te Torino në Itali.

Mbrojësi kosovar thotë se ka nënshkruar kontratë të rëndësishme duke siguruar të ardhmen e familjes së tij.

“E them pa asnjë tabu, nuk do e kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të merrja paratë që marr sot. Në fakt, unë kurrë nuk jam mësuar të jetoj me të aq shumë. Unë nuk e harrojë që vetëm pesë vjet më parë, kur isha në Gjermani, kam jetuar me 600 euro në muaj në një dhomë të zymtë hoteli. Për disa javë pyesja veten nëse duhej të gjeja një punë të qëndruashme jashtë futbollit. Jam krenar që kam besuar në veten time” deklaroi Vojvoda për SudInfo.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Torinon deri në qershor të vitit 2024./Indeksonline.net

Related posts