Vrasje në Novobërdë, nipi dyshohet se vrau gjyshin

Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Novobërdës të premtën.

Nipi kishte lajmëruar në polici se gjyshi i tij ka kryer vetëvrasje, transmeton Indeksonline.

Pasi kishte dal në vendin e ngjarjes prokurori i shtetit, i cili bëri ri-cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë.

Me vendim të prokurorit, është arrestuar edhe nipi i cili kishte lajmëruar rastin. Ai tashmë është i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Related posts