VV hap proces demokratikë brenda partisë. Shpallë zgjedhjet e brendshme dhe u jep shancë në konkurim kandidatëve për deputetë

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Lëvizja VETËVENDOSJE! në faqen e saj zyrtare i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë.

Vetëvendosje po synon përmes këtij procesi të brendshëm dhe demokratikë ti jep shancë të gjithë të interesuarve për të kandiduar në këto zgjedhje.

Në postimin e VV-së thuhet se të gjithë të interesuaritpër të kandiduar për deputetduhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës medokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi.

Po sjellim të plotë njoftimi e VV-së:

Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Prishtinë

10.01.2021

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Related posts