VV solidarizohet me popullin kroat, përcjellë telegram ngushllimi familjeve që u goditën nga tërmeti

Lëvizja Vetëvendosje është solidarizuar me popullin kroat, ata kanë përcjellur telegram ngushllimi për viktimat që humbën jetën sot nga tërmeti që ndodhi në Kroaci.

LVV në postimin e faqes zyrtare shkruan se ata u shprehin ngushllime familjeve të viktimave dhe të lënduarve atje.

“Telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Kroaci. Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjen e hidhur të tërmetit prej 6.4 shkallësh që goditi sot pjesën qendrore të Kroacisë. Në këtë kohë të vështirë e plotë dhimbje, ku mbi 20 janë të lënduar e të paktën 6 të vdekur, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! solidarizohemi me popullin kroat dhe ekipet e shpëtimit, si dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave e të lënduarve, duke u uruar njëherit shërim sa më të shpejtë”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Related posts