Ylli i filmit “TAKEN” po heq dorë nga filmat aksion

Liam Neeson ka realizuar dhjetëra aksion gjatë karrierës së tij, dhe u bë i famshëm për shqiptarët nga filmi “Taken”.

Aktori zbuloi se shpejt po vjen koha që ai të pensionohet nga ky zhanër i filmi. 68-vjeçari tha se mosha kishte shumë ndikimi në këtë vendim që ai mori.

“Kam 68 vjet e gjysmë, bëhem 69 këtë vit. Ka edhe disa filma që do të bëj sivjet – me shpresë që COVID na lejon – ka edhe disa projekte, dhe besoj se me kaq do ta përfundoj”, tha ai për Entertainment Tonight.

Ajo që e mban energjik për rolet e tij, është kur u kundërvihet aktorëve më të rinj.

“Më pëlqen të bëj ato role. Më pëlqen të zhdëp në dru djem sa gjysma e moshës time”, tha ai me humor.

Ylli i “Marksman” tha gjatë një xhirimi të fundit të filmit që ai filmoi në Australi se koelgu i tij ishte aq i ri sa një nga djemtë e tij. /Insajderi.com

Related posts