Yllka Gashi pasi qeveria u kërkoi mërgimtarëve testin PCR: “Marre, me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm

Yllka Gashi, aktore e njohur për publikun kosovarë ka shkruar një postim në profilin e saj në facebook ku ka shprehur indinjatën e saj kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që u mor sot për testin e PCR për votuesit nga diaspora që duan të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Postimi i plotë i Yllka Gashit në facebook:

Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?!
As maskat nuk po i mani ju vet, shumica e politikanve që po lypni vota prej popullit, po prini me shembull t’keq, midis pandemisë.
Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikë ku jon ma shumë se 300 milionë banorë, nëpër parkingje me distancë fizike e me maska krejt.
A ju që s’keni as jod e fasha sterile nëpër spitale i rrezikoni njerëzit nëpër tubime e po ua rononi gjendjen edhe ma shumë punëtorëve mjekësor veq për interesat e juja personale e apetitin politik. Se për Kosovë që nuk ja u nin’ fort moti e kemi kuptu.
Me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm.

Marre!

Related posts