Zemaj njofton për ardhjen e frigoriferëve që nevojiten për të ruajtur vaksinën

Armend Zemaj, ministër në detyrë i Shëndetësisë ka njoftuar përmes një shkrimi në facebook se kanë arritur frigoriferët që shërbejnë për ruajtjen e vaksinës anti-covid. Tani thot ai presim vetëm të na vie vaksina.

Lexoni të plotë shkrimin e z. Zemaj:

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,

Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga granti i BB-së për Ministrinë e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.

Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.

Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!

Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!

Bashkë ia dalim!

Related posts