Zemaj siguron vaksinën e gripit sezonal pasi përfundon gjysma e sezonit të gripit

Sot ka filluar shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal. Kështu ka njoftuar përmes postimit në facebook, ministri i shendetësisë Armend Zemaj.

Për të pasur efekt pozitiv, vaksina e gripit sezonal është dashur të sigurohet shumë ma herët, pasi tani veç kemi hyrë në gjysmën e sezonit të gripit.

Zemaj ka thënë se në funksion janë 160 500 vaksinat e para që do të fokuaohen tek grupet më të rrezikuara në shtetin tonë.

“Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngrisim për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak”, ka thënë Zemaj.

Vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it do të shpërndahen dhe jepen falas për qytetarët e vendit tonë.

“Do të ketë vaksina të mjaftueshme, sipas planit të vaksinimit dhe, sipas nevojës, do të mund të sigurojmë edhe të tjera”, ka shtuar Zemaj.

Këto vaksina, thuhet se do të jepen sipas prioriteteve dhe konform standardeve globale kundër gripit.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.