Zgjedhjet në Kosovë me 14 shkurt 2021

Ushtruesja e Detyrës së Presidencës, Vjosa Osmani sot ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë me datën 14 shkurt 2021.

Postimi i plotë i znj. Osmani:

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë.

Related posts