Zgjedhjet në Podujevë do ti fiton Shpejtim Bulliqi, kështu thotë sondazhi i Lëvizjes Vetëvendosje

Sondazhi i Lëvizjes Vetëvendosjes me kompaninë UBO tregon se zgjedhjet në Podujevë do t’ i fitoj Shpejtim Bulliqi me shumicën e votave prej 46.8 %.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Bislimi, në një konferencë për media ka thënë se situata në terren sa i përket zgjedhjeve është më e mirë sesa e jep sondazhi.

“Nga 12 deri më 15 nëntor kemi organizuar një sondazh me kompaninë UBO. Situata në terren është më e mirë sesa e jep sondazhi. 88.8 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se Shpejtim Bulliqi është kandidat i pranueshëm”, tha Bislimi.

Siç u shpreh ai, 46.8 për qind do të votonin për Shpejtim Bulliqin, 42 për qind për Nexhmi Rudarin, kurse 11.2 për qind për Naim Fetahun.

“Kjo tregon që është shumë, shumë e mundur do të përfundojë të dielën, pra s’do të ketë nevojë për balotazh. I madh është numri i votuesve që ikin nga LDK-ja. 80 për qind e elektoratit që ka votuar LDK-në me 2017 do ta votojnë LVV-në”, tha tutje Bislimi.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.