Zgjedhjet në Shqipëri/ Sot, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Në selinë blu aleatët firmosin marrëveshjen me Bashën

Duke ditur se sot, ditë e mërkurë është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, aleatët kanë firmosur marrëveshjen me PD për zgjedhjet e 25 prillit, ku sot pasdite pritet edhe të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fatmir Mediu, ishte i pari që nënshkroi marrëveshjen, aleati tradicional i së djathtës. Ky tha për mediat se koalicioni synon fitoren e opozitës më 25 prill.

Pas Mediut, marrëveshja është firmosur edhe nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Më pas në selinë blu kanë shkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i shoqëruar nga ish-deputetja, Mesila Doda pas nënshkrimit të marrëveshjes tha për mediat se kjo nuk është një aleancë kundër PS, por ndaj një njeriu të vetëm që dëshiron të jetë sulltan.

Pas Idrizit marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe të tjerët me radhë.

Related posts