Zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Pas zgjedhjet së Glauk konjufcës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, ata të cilët kanë detyrë ta zëvendësojnë kryeparlamentarin e ri Glauk Konjufca dhe të cilët do të marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë së kuvendit.

Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 69 vota për, 33 vota kundër dhe pa asnjë abstenim.

Nga LVV, nënkryetare është zgjedhur Saranda Bogujevci.

Nga PDK-ja Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nga LDK-ja nënkryetar është zgjedhur Kujtim Shala.

Ndërkaq Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit.

Për këtë ekip nënkryetarësh për kanë votuar 107 deputetë, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

Related posts