Zgjidhet Albin Kurti Kryeministër / Radha e Vjosa Osmanit për t’u bër presidente e vendit

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”, na kujtohet kur tha Kurti më 26 mars 2020, kur një ditë më herët, Qeveria që udhëhoqi ai u pati rrëzuar nga LDK-ja e atëhershme në bashkëpunim me partitë tjera në Kosovë.

Por ja ku jemi sot, Albin Kurti zgjidhet sërish kryeministër i Republikës së Kosovës një vit pasi ishte shkarkuar në kohë pandemie.

Me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, Kurti u zgjodh kryeministër i vendit për të qeverisur vendin.

Brenda pak ditëve në Kuvendin e Kosovës është paralajmëruar edhe votimi për presidentin e vendit, me kandidaten për presidente nga koalicioni qeveriës, Vjosa Osmani.

Emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të propozuara të Qeverisë Kurti ii janë këta:

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.

Nga 15 ministra, 8 janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 15 ministra, 1/3, pra 5 janë gra. Në kabinetin qeverisës të Kurtit më 18 anëtarë janë 6 gra e nga tre zëvendësministra janë dy gra.

Related posts