Zgjoi” zgjidhet në konkurrencën e festivalit “Sundance Film Festival

Një tjetër bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Zvicrës, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Filmi “Zgjoi”, si bashkëprodhim, zgjidhet në konkurrencën kryesore të festivalit prestigjoz “Sundance Film Festival”.

Është bërë e ditur se filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli dhe producentëve dhe ekipit të filmit “Zgjoi” është përzgjedhur zyrtarisht në konkurencën kryesore të Sundance Film Festival, një nga tre festivalet më prestigjoze të filmit në botë, shkruan albinfo.ch.

Filmi trajton temën e mbijetesës së Fahrijes, e cila pas humbjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

“Zgjoi“ është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ka për pjesëmarrës një kastë të mrekullueshme aktorësh.

Zyrtarisht ky film është koproduksioni i parë filmik Kosovë-Zvicër, njofton albinfo.ch.

Kineastët e Kosovës po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë se talenti i tyre depërtues është imazhi më i mirë i Kosovës në botë.

Related posts