Është njoftuar se ndeshja për Champions League midis Atletico Madridit dhe Chelseat nuk do të zhvillohet në Spanjë, por në një vend neutral.
Sot, UEFA u ka dhënë lajmin dy skuadrave në fjalë, se ndeshja e parë më 23 shkurt nuk do të luhet në stadiumin e Atleticos, por në “Arena National” në Bukuresht të Rumanisë.
Pra nuk ndryshon data e ndeshjes por vetëm vendi.
Ndërsa, takimi i dytë që luhet më 17 mars, do të zhvillohet në stadiumin e “Stamford Bridge”.
