Zyrtarit komunal që tha se u sulmua fizikisht, i publikohet fotoja me Agim Veliun

Dje mediat tona hapën lajmin e një zyrtari komunal se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi derisa e kishte dërguar nënën e tij në ambulancë.

Ramadan Zymeri, zyrtarë i komunës së Podujevës e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës kryetarin Bulliqi për pretendimin se ai kishte përdorur dhunë fizike gjatë kohës sa po provonte të merrte shërbime në QKMF’në e Podujevës.

Këtë e mohoi kategorikisht kryetari Bulliqi duke i quajtur shpifje dhe inskenime për ta dëmtuar reputacionin e tij dhe subjektin prej nga vjen ai LVV në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 09:35, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë, nga i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar verbalisht dhe fizikisht.

Por nuk kanë lënë pa reaguar edhe përkrahës të tjerë të subjektit Vetëvendosje ku i kan publikuar këtij punëtori të komunës një foto ku shifet i shoqëruara nga ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Related posts